Top News – Shpërthim në Pakistan/ 5 viktima, në shënjestër ambasadori kinez
22/04/2021 12:09

Pesë persona kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një bombe në një hotel luksoz në pakistan. Sulmi është marrë përsipër nga talibanët pakistanezë ndërkohë që duket se në shënjestër ka qenë ambasadori kinez në vend. Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe 12 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një bombe në zonën e parkimit të një hoteli luksoz në qytetin jugperëndimor të Kuetas në Pakistan. Disa prej të plagosurve janë në gjendje kritike. Grupi Tehrik-e Taliban (TTP), i njohur si talibanët pakistanezë, mori përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se përmes tij u shënjestruan zyrtarët. Ministri i brendshëm i Pakistanit, Sheik Rashid Ahmed, i tha AFP-së se sulmi ishte “një akt terrorizmi”. Një delegacion kinez prej rreth katër personash i udhëhequr nga ambasadori ishte duke qëndruar në hotel. "Ambasadori ishte jashtë për një takim kur ndodhi shpërthimi", shtoi ai. Zyrtarët kinezë nuk komentuan menjëherë për incidentin. Kueta është kryeqyteti i Provincës Baloçistan, e cila është e pasur me burime natyrore. Provinca kufizohet me Afganistanin dhe Iranin. Rajoni është rrënuar nga dhuna sektare, sulmet nga militantët islamikë dhe një kryengritje separatiste që ka shkaktuar mijëra viktima që nga viti 2004. Pakënaqësia atje është rritur pasi investimet kineze në kuadër të projektit 60 miliardë dollarësh të Korridorit Ekonomik Kinë-Pakistan nuk u ofruan atyre shumë përfitime. Në qershor, kryengritësit shënjestruan Bursën e Pakistanit, e cila është pjesërisht në pronësi të kompanive kineze. Sulmin e mori përsipër Ushtria Çlirimtare e Baloçistanit.

Top News – Trump kërcënon me non grata. Penalizim kush pengon zbatimin e ujdisë së Ohrit
19/12 23:00
Top Channel/ SHBA, sanksione të reja në Ballkan, Bllokim pasurie dhe vizash për të korruptuarit
19/12 22:54
Top Channel/ BE akordon 90 miliardë euro hua për Kievin, SHBA: Paqe brenda vitit
19/12 22:41
Top Channel/ Rusia e gatshme për paqe, deklarata e fortë e Putin: Nuk do të ketë më luftë nëse…
19/12 22:40
Top Channel/ E moshuara vdes para fluturimit, familjarët tentuan ta “maskonin” si të gjallë: Po fle
19/12 21:43
Top News – Trump ‘i shpall luftë’ Venezuelës, Presidenti flet për bllokadën
19/12 18:17
Top Channel/Putin, fjalimi:Jo luftra të tjera po na trajtuat me respekt, Europa po kërkon një armik!
19/12 15:15
Top Channel/ SHBA i kthen presionin Kosovës e Serbisë për Marrëveshjen e Ohrit!
19/12 14:57
Top News – Lufta Ukrainë-Rusi arrin në Mesdhe, goditet çisterna 2000 km larg zonës së luftës
19/12 14:47
Top News – ‘Luftanija aliene’ drejt tokës / Astrofizikani i Harvardit ndez debatin dhe paralajmëron
19/12 14:47
Top News – Putin në maratonën e përvitshme / Asnjë kompromis për Ukrainën, paqja mbetet larg
19/12 14:30
Top News – I dorëzohet çeku 2.5 milionë dollarësh / Heroi i Australisë bën pyetjen e pabesueshme
19/12 14:19
Top News- Rusi i vetëm që i tha ‘Jo’ Putinit e është gjallë / Guxoi ta sfidojë për luftën në Ukrainë
19/12 14:16
Top News – Japonia, larg armëve bërthamore / Riafirmon premtimin ndërsa opinioni publik po ndryshon
19/12 14:12
Top News – Trupat ruse hyjnë në vendin e NATO-s / Kalojnë kufirin me Estoninë, provokimi më i fundit
19/12 14:10
Top News – ‘Tullacllëku, çështje mbijetese’ / Presidenti kërkon mbulim shëndetësor publik
19/12 13:32
Top Channel/ BBC: Si po mbulohen me turp ushtarët e Ukrainës që vdiqën në “mënyrën e gabuar”!
19/12 12:57
Top News – Trump mbyll Lotarinë amerikane / Pas të shtënave në universitet ku u vranë dy persona
19/12 12:15
Top Channel/ Dorëzohet TikTok: Pranon shitjen e aseteve në SHBA për të shmangur ndalimin!
19/12 12:02
Top Channel/ Mbyllet lotaria amerikane: Trump e pezullon prej të shtënave në Brown University!
19/12 12:01
DIGITALB DIGITALB