Të paktën pesë persona u vranë në një shpërthim në një fabrikë raketash në lagjen Eldamag, rreth 40 kilometra jashtë Ankarasë në Turqi. Menjëherë pas shpërthimit, lart u ngritën re të mëdha tymi, teksa në vendngjarje mbërritën zjarrfikëse dhe ambulance të shumta. Gjithashtu në ambientet e jashtme të fabrikës, mbërritën edhe familjarë të shumtë të punëtorëve që punonin aty.