Top News/ Shpërthim në minierën e qymyrit / Tragjedi me 51 viktima, kishte një rrjedhje metani
22/09/2024 14:22

Të paktën 51 persona kanë humbur jetën dhe 20 janë plagosur pas një shpërthimi në një minierë qymyri në lindje të Iranit, raportojnë mediat iraniane. Agjencia shtetërore iraniane tha se një rrjedhje metani shkaktoi shpërthimin në mbrëmjen e 21 shtatorit në minierën në Tabas, rreth 540 kilometra në juglindje të kryeqytetit, Teheran. Besohet se 44 minatorë janë ende të bllokuar brenda galerive. Rreth 70 persona ishin duke punuar në minierë kur ndodhi shpërthimi. Presidenti i ri reformist i Iranit, Masud Pezeshkian, i cili po përgatitej të udhëtonte për në Nju Jork, ku do të merrte pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, tha se ka urdhëruar që të bëhen të gjitha përpjekjet për të shpëtuar të bllokuarit dhe për të ndihmuar familjet e tyre. Ai gjithashtu njoftoi se ka nisur një hetim për incidentin. Një prokuror lokal tha se “akumulimi i gazit në minierë” e ka bërë të vështirë operacionin e kërkimit. “Aktualisht, prioriteti është të ofrojmë ndihmë për të plagosurit dhe të nxjerrim njerëzit nga rrënojat”, tha ai duke shtuar se “neglizhenca dhe përgjegjësia e agjentëve përkatës do të trajtohen” më vonë.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20