Rreth ores 3:30 minuta, mëngjesin e së enjtes, një sasi eksplozivi prej 100 gram, ka shpërthyer në rrethimin e jashtëm të një lokali, pranë shkollës Petro Nini. Biznesi rezulton të jetë në pronësi të shtetasit Arben Koçollari. Shpërthimi i fuqishëm që tronditi zonën, ka shkaktuar dëme të shumta materiale në këtë biznes, por edhe në një dyqan lulesh ngjitur me të, por fatmirësisht pa dëme në njerëz. Presioni i lartë i ajrit që shkaktoi shëprthimi, ka bërë që të thyhen edhe xhamat në pjesën e pasme të lokalit.