Top News- Shpërthim në Gjermani / Bomba e Luftës së Dytë Botërore trondit Mynihun
01/12/2021 17:28

Tre persona janë plagosur si pasojë e një shpërthimi pranë një stacioni treni në qytetin gjerman të Mynihut ditën e sotme. Shpërthimi ndodhi gjatë disa punimeve ndërtimi pranë stacionit të metrosë. Ai u shkaktua nga një bombë e vjetër avioni, njoftoi për CNN zëdhënësja e shtypit të policisë së Mynihut, Carolin Schrott. Sipas informacioneve të BILD, bëhej fjalë për një shpërthim bombë të Luftës së Dytë Botërore. Një operacion i gjerë është zhvilluar në zonën e urës Donersberg, ndërsa transporti hekurudhor është ndërprerë në një pjesë të gjerë të qytetit. Tre persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa ende nuk është raportuar për ndonjë viktimë. “Për momentin nuk ka prova për ndonjë akt kriminal. Sipas gjetjeve fillestare, kemi tre persona të lënduar, zona e rrezikut është kryesisht e rrethuar dhe qarkullimi i trenave në rrugën kryesore është bllokuar”, tha zëdhënësi i policisë së Mynihut.

Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21
Top News – Franca kundërshton propozimin e KE. ‘Buxheti nuk i përmbush pritshmëritë tona’
21/11 18:33
Top News- Kurti kërkon njohjen nga Ukraina/ Mesazhi për Kievin-Kosova nuk ka asnjë lidhje me Krimenë
21/11 17:10
Top News-‘Të rinjtë kanë të drejtë që protestojnë’ / Nobeli i ekonomisë mbështet revoltën e ‘Gen z’
21/11 16:44
Top News – Shkatërroi urën e Putinit / Zelenski mbron sulmet – Përgjigje e drejtë ndaj Rusisë
21/11 16:30
Top News- Krisja brenda koalicionit / Meloni paralajmëron aleatët, kërcënon me zgjedhje të reja
21/11 16:00
Top Channel/ Kryeministri grek përdor lojën GTA për të promovuar bonusin për pensionistët
21/11 15:13
Top Channel/ BE taksë për Big Tech, plani për buxhetin parashikon taksë 3% mbi të ardhurat digjitale
21/11 15:02
Top Channel/ Bitcoin, rënie pikiatë në bursa: Investitorët “frikë” nga Inteligjenca Artificiale!
21/11 15:01
Top Channel/ Sulmohet baza e të dhënave të FBI-së: Informacione penale, Byroja nis hetim!
21/11 14:32
Top Channel/ Britanikët “ndërrojnë mendje”: Shumica e votuesve, tani duan rikthimin në BE!
21/11 14:22
Top News- Lëvdatat e Trump për Putin / Zelenski-Ai është vrasës, asgjë tjetër për ne
21/11 12:20
Top News – Gjendet i pajetë ish kreu i policisë italiane, po hetohej për vrasjen e Borselinos
21/11 12:19
Top Channel/ Trump e quajti “mik”, Zelensky: Vladimir Putin është thjesht një vrasës!
21/11 12:11
Top Channel/ Trump: Irani kërkon ujdi që s`i pranoj dot, Putin dhe Zelensky urrehen me shpirt!
21/11 12:07