Një shpërthim eksplozivi ka tronditur Durrësin mbrëmjen e të premtes. Ngjarja është regjistruar në fshatin Katund i të Ri rreth orës 22:20. Sipas burimeve zyrtare eksplozivi ka shpërthyer në derën e jashtme të dyqanit në pronësi të shtetasit Hysen Gashi, 54-vjeç. Mësohet se ky i fundit është efektiv i Forcave Shqiponja, prej 30 vitësh në komisariatin e Durrësit.