Autoritetet britanike po përballen me një shpërthim të sëmundjes së meningjitit në jug të Anglisë. Agjencia britanike e Shëndetit njoftoi se është shtuar numri i infeksioneve me meningokok të nën-grupit B. Deri tani janë konfirmuar 13 raste. Numri i përgjithshëm i infeksioneve me meningokok të regjistruara është 18, ndërsa ekzistojnë edhe 11 raste të tjera të dyshuara. Ditët e fundit në rajonin e prekur kanë humbur jetën nga meningjiti dy të rinj.