Të paktën dy persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën të premten pas një shpërthimi në një kazermë ushtarake në Viacha, të Bolivisë, rreth 30 km larg nga La Paz, tha Ministri i Mbrojtjes Ernesto Justiniano. Ministria e tij tha në një deklaratë se 14 persona rezultojnë të zhdukur. Shpërthimi ndodhi rreth orës 14:30 në një zonë të përdorur për të ruajtur materiale piroteknike, thanë autoritetet.