Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Tiranë. Rreth orës 03:50, në rrugën “Peti”, dyshohet se një sasi lënde plasëse është vendosur në portën hyrëse të garazhit të shtetasit Elvis Kosova. Lënda ka shpërthyer duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.