Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të fshatit Novoselë, duke vënë në alarm zjarrfikëset dhe banoret pasi flakët iu afruan zonës ku ndodhen disa banesa. Në vendngjarje ndërhynë menjëherë forcat zjarrfikëse me mjetet e tyre, Pas dy ore pune, zjarrfikësit arritën të izolojnë flakët dhe të shmangin rrezikun për banesat.