Një vullkan në lindjen e largët të Rusisë të mërkurën lëshoi hi për disa kilometra në qiell, thanë autoritetet, duke ofruar një shfaqje spektakolare në shpërthimin e tij të fundit. Vullkani Shiveluch është një nga vullkanet më të mëdhenj dhe më aktivë në Gadishullin e largët Kamchatka të Rusisë, një nga rajonet më intensive vullkanike në botë. Shpërthimi i tij i fundit prodhoi një kolonë hiri që arriti gati 9,000 metra mbi nivelin e detit, shkroi dega lokale e Akademisë së Shkencave të Rusisë në Telegram, duke e shoqëruar postimin me një video.