“Mosveprimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i cili ka dështuar të arrijë një qëndrim të bashkuar për luftën midis Izraelit dhe Hamasit është i pafalshëm", deklaroi ministri i Jashtëm palestinez Riyad al-Maliki. Duke denoncuar "masakrat e kryera nga Izraeli", ministri palestinez vlerësoi se Këshilli i Sigurimit kishte për detyrë t'i ndalonte ato.