Top News/ Shpërthen mali, hiri 5 km lart në qiell / Rritet niveli i alarmit, paralajmërohen banorët
13/05/2024 11:35

Vullkani Ibu i Indonezisë shpërtheu të hënën në mëngjes, duke lëshuar kolona të trasha hiri gri disa kilometra lart në qiell, tha agjencia e vullkanologjisë e vendit. Vullkani në ishullin e largët të Halmahera shpërtheu në orën 9:12 të mëngjesit për rreth pesë minuta, duke lëshuar hirin në qiell deri në lartësinë 5 km, thanë zyrtarët. Një shpërthim më i vogël u regjistrua gjithashtu të premten. Gjendja e alarmit për vullkanin mbetet në nivelin e dytë më të lartë, tha në një deklaratë Qendra e Rrezikut të Vullkanologjisë dhe Gjeologjisë në Indonezi. Të gjitha aktivitetet brenda një rrezeje prej pesë kilometrash të vullkanit janë të ndaluara. "Nëse hiri nis të bjerë në tokë, ne rekomandojmë njerëzit që janë afër vullkanit të mbajnë maskë dhe syze," thanë zyrtarët. Pamjet e shpërthimit të shpërndara nga qendra treguan retë e hirit gri që dilnin nga krateri. Zyrtarët thanë se u dëgjua gjithashtu një zhurmë e madhe. Deri më tani nuk është raportuar për evakuim të banorëve. Indonezia ndodhet mbi të ashtuquajturën "Unazën e Zjarrit" të Paqësorit dhe ka 127 vullkane aktive. Javët e fundit vullkani Ruang i Sulaëezit të Veriut ka shpërthyer, duke nxjerrë llavë inkandeshente ndërsa shpërthimet nuk janë ndalur nga krateri i tij. Kjo bëri që autoritetet të evakuojnë më shumë se 12,000 njerëz që jetonin në një ishull aty pranë. Në dhjetor, më shumë se 20 persona humbën jetën pasi vullkani Marapi, një nga vullkanet më aktivë të Sumatrës, shpërtheu dhe ngriti retë e hirit deri në 3 kilometra lartësi.

Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34
Top Channel/ Protesta anti-Trump/ Miliona njerëz dolën në rrugët e qyteteve nën moton “Pa Mbretër”
29/03 10:55
Top Channel/ Houthit në luftë, thellohet kriza/ Rebelët e mbështetur nga Irani godasin Izraelin
29/03 10:55
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
29/03 09:28
Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19