Nje automjet ka shperthyer ne Kamze ndersa pronari I mjetit ka mbetur i plagosur. Shperthimi ndodhi menjehere pasi ai I është afruar makinës, duke e hapur me pult. Rreth orës 10:00, në Kamzë, në rrethana ende të paqarta, thuhet ne njoftimin e policise, drejtuesi i automjetit është afruar dhe sapo ka aktivizuar pultin makina e tij ka shpërthyer. Si pasoje e lëndës plasëse në mjetin e parkuar është lënduar lehtë drejtuesi I mjetit, I cili ndodhet ne spital, jashtë rrezikut për jetën. Pas hetimeve paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një atentat përmes shpërthimit me tritol, behet e ditur nga policia.