Territoret separatiste në lindje të Ukrainës, kanë urdhëruar mobilizimin e plotë ushtarak në mesin e një përshkallëzimi vdekjeprurës të luftimeve. Të gjithë meshkujt në moshë për të luftuar në republikat e vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut, janë vënë në gatishmëri. Monitoruesit ndërkombëtarë raportojnë një rritje dramatike të sulmeve përgjatë linjave që ndajnë rebelët nga forcat qeveritare. Një ushtar Ukrainas u vra në një bombardim të shtunën në mëngjes, në të parin incident të tillë të raportuar në javë të tëra.