Pasditen e të mërkurës, mediat ndërkombëtare raportuan lajmin se ministri rus i mbrojtjes ka njoftuar se shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, Valeri Gerasimov do të merrte rolin e komandantit të luftës në Ukrainë. Roli, deri më tani, i ishte besuar gjeneralit Sergei Surovikin, i njohur edhe si Gjeneral Armagedoni, që u emërua vetëm tre muaj më parë. Edhe pse Surovikin i ka raportuar direkt Gerasimovit, kjo përbën një ulje në gradë në fushëbetejë. Por cfarë fshihet pas kësaj lëvizjeje të fundit të Putinit?