Top News – “Shpërthen” Covidi, shifër rekord infektimesh ditore
09/10/2020 12:46

Rekord i ri rastesh ditore të koronavirusit në nivel global: në 24 orët e fundit, sipas OBSH janë regjistruar të paktën 338779 raste, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë që nga fillimi i pandemisë. Evropa regjistron tani më shumë se 6.5 milionë raste të koronavirusit sipas organizatës botërore të shëndetësisë. Rastet po rriten thuajse në të gjitha vendet e kontinentit, me shifra shqetësuese që raportohen çdo ditë. Kancelarja Angela Merkel do të zhvillojë bisedime përmes lidhjes video me drejtuesit e 11 qyteteve më të mëdha të Gjermanisë pasi 4516 raste të reja koronavirusi u raportuan dhe 487 persona të tjerë u shtruan në repartet e kujdesit intensiv. Zyrtarët cekë kanë raportuar 5394 infektime të reja, hera e tretë këtë javë që vendi sheh një shifër rekord që kur pandemia nisi. Më shumë se 100 viktima janë regjistruar këtë javë dhe ka një rritje të madhe në shtrimet në spital. Restorantet dhe pubet do të mbyllen në orën 20.00 duke filluar nga sot dhe palestrat, pishinat dhe kopshtet zoologjike do të mbyllin dyert. Infektimet janë rritur shumë edhe në Holandë ku dhjetëra persona u arrestuan gjatë një proteste kundër masave anti-covid në Hagë. Në anën tjetër, qeveria franceze ka vendosur masa më të rrepta kontrolli në katër qytete të tjera Lion, Lilë, Grenoble dhe Saint Etienne që tani janë zona të rrezikut maksimal nga e shtuna. Baret dhe restorantet duhet të mbyllen sic ka ndodhur më herët në Paris dhe Marsejë. Franca regjistroi një rekord të ri së fundmi me 18129 raste të reja koronavirusi të raportuara një ditë më parë. Qeveria spanjolle vendosi nën izolim të pjesshëm 4.78 milionë njerëz në Madrid të premten e kaluar por një gjykatë e rrëzoi atë duke intensifikuar përplasjen me liderët politikë të kryeqytetit. Italianët në anën duhet të mbajnë maska kudo dhe kurdoherë dhe ekspertët parashikojnë se pas dy muajsh, kur do të mbërrijë edhe gripi, mund të arrihet në 16 mijë raste të reja në një ditë. Ndërkohë edhe Ukraina, Polonia dhe Sllovakia kanë raportuar shifra rekord infektimesh ditore.

Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38
Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21