Në Institut, si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi, ka rënë zjarr në katin e fundit të një banese tre katëshe dhe ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.