Një person ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pas shpërthimit të bombolës së gazit në banese. Zjarri ka renë rreth ores 06:00 të mëngjesit të kësaj të mërkure duke shkrumbuar gjithcka në katin e parë. Si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit kryefamiljarja Sadete Kukaj ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Kukaj ka qenë me familjen në shtepi në momentin kur ka rëne zjarri dhe ka marrë dëmtime të rënda në trup. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Koplik.Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit të cilët kanë vënë nën kontroll zjarrin duke shuar flaët.