Një bombol gazi ka shpërthyer pasditen e të premtes në katin e tretë të një pallati në Lagjen “Besëlidhja” në Lezhë. Në momentin e shpërthimit në banesë kanë qenë një çift të moshuarish. Si pasojë e flakëve, ka mbetur i lënduar Shtjefen Tushi rreth 70 vjeç. Mësohet se i moshuari, ka qenë duke bërë kafen në momentin e shpërthimit bombolës. Sipas burimeve bëhet me dije se i moshuari ka marrë lëndime ne duar në përpjekje për të fikur zjarrin në banesë.