Top Channel/ “14 vite burg Pëllumb Gjokës”, SPAK: Bënte plane për të eliminuar 4 persona
26/02/2026 19:51

Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me burg të Pëllumb Gjokës, një nga shtatë të akuzuarit e dosjes “Metamorfoza”, që doli në dritë gjatë komunikimeve në Sky ECC. SPAK kërkoi dënimin e Gjokës me 14 vite burgim, duke e akuzuar për sigurimin e kushteve për të vrarë Kleant Musabelliun, Dorian Dulin, Genc Tafilin dhe Ibrahim Licin. Po ashtu, prokurori lexoi ndaj të pandehurit edhe akuza të tjera të grupit të strukturuar kriminal dhe korruptimit të ish-drejtorit të forcave operacionale, Oltion Bistri, i cili, siç ka rezultuar nga një gjykim ku Gjoka u veçua, ka marrë pafajësi për këtë akuzë. Gjoka ka mbetur në të njëjtën varkë pretence me ish-shefin tjetër të policisë, Ardit Hasanbegaj, kundër të cilit u kërkua shpallja fajtor dhe dënimi me 8 vite burgim. Nga viti 2023, kur SPAK njoftoi se kishte zbuluar “Metamorfozën” dhe shtatë të akuzuarit, një miksim mes anëtarëve të krimit, institucioneve dhe biznesit, dosja u veçua në episode. Vendimet e para u shpallën ndaj pesë të pandehurve: ish-funksionari i policisë Bistri, ish-prokurori Xhevahir Lita, si dhe Behar Bajri, Astmer Bilali dhe Edmond Preka, që të gjithë përfitues të gjykimit të shkurtuar. “Metamorfoza”, ndryshe dosja “1” e Sky ECC në Shqipëri, do të finalizohet sipas bonuesit të gjykimit të shkurtuar edhe për Gjokën, i cili, nëse gjendet fajtor, do t’i zbritet një e treta e dënimit. Aktualisht, një tjetër proces i shkëputur nga “Metamorfoza” vijon me gjykim të zakonshëm ndaj Pëllumb Gjokës, dhe aty ai dyshohet për vrasjen e Gjin Ndojit, kryer në vitin 2020, akuza të cilat ai i hedh poshtë.

Vrau të birin prej mbesës, detaje të reja nga krimi në Gjilan
02/11 23:30
Arbër Hajdari i përgjigjet Veliajt: Nuk kam lidhje me histori politiko-penale
02/11 23:19
Rama: reflektuam për protestat, Sazani ende çështje e pambyllur
02/11 22:58
Top News- Protestë para Kryeministrisë/ Pjesëmarrësit më të pakët, studentët kthehen në auditorë
02/11 22:25
Top Channel/ Lëvizja e fortë, ushtri me AI! Angli-Gjermani vendosin së bashku
02/11 20:25
Top Channel/ Për Halloween 1 në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar
02/11 20:00
Top News- Veliaj në luftë të hapur me Ramën: Më ke kërcënuar me 100 vite burg
02/11 19:58
Top Channel/ BSH: Kujdes pensionet dhe borxhin! Opozita, shqetësimin për ndërtimin
02/11 19:42
Top Channel/ Kadastra, regjistrohet 95% e pronave! 54 milionë dokumente hidhen në sistem
02/11 19:37
Top Channel/ “Delego pushtetin te Arbër Hajdari”! Veliaj akuzon Ramën nga burgu. Gogu përgënjeshtron
02/11 19:36
Top Channel/ Zjarr i frikshëm në Shkodër, merr flakë bari në katin e 11 të një pallati
02/11 17:02
Top News – Kujdes nga ‘Smishing’. Policia paralajmëron për mashtrimin në emër të bankave
02/11 16:15
Top Channel/ Lamtumira për Bashkim Zenelin. Homazhe diplomatit, e bija përlot me fjalët për të atin
02/11 16:12
Top Channel/ “Vëllai i Madh” pushton teatrin, kryevepra e Orwell ngre pyetje për Shqipërinë e sotme
02/11 16:06
Top Channel/ ‘Me vjen keq’, Ministrja humbet fillin e fjalimit para kryeministrit, Rama: Në fund…
02/11 16:03
Top Channel/ Studentët në protestë. Marshojnë nëpër fakultete, thirrje për bojkot të mësimit
02/11 16:01
Top Channel/Zhupa përplaset me socialistët: Rama e ka humbur shansin për dialog. Malaj: I vodhët…
02/11 15:54
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News- Aksidenti i tmerrshëm në Shkodër. Makina përplas për vdekje këmbësoren në trotuar
02/11 15:36