Top News – Shpërthen bombola e gazit, humbin jetën 9 persona në një vagon treni në Indi
26/08/2023 17:42

Nëntë persona humbën jetën të shtunën, pasi një zjarr shpërtheu në një vagon treni në qytetin jugor indian të Madurai, në shtetin Tamil Nadu. Zjarri filloi pasi shpërtheu një bombol gazi që përdorej nga disa pasagjerë për të bërë çaj, thanë autoritetet indiane. Më shumë se 50 pasagjerë ndodheshin në atë vagon, që sapo ishte shkëputur nga një tren, për t’u bashkuar me një tjetër tren që do të kalonte pak më vonë. Zjarri, i cili shpërtheu në orët e para, vazhdoi për disa orë, para se të vihej nën kontroll nga zjarrfikësit, raportojnë mediat lokale, të cilat gjithashtu thanë se 20 persona kanë mbetur të plagosur në incident. Videoja tregonte zyrtarët e policisë duke inspektuar skenën e djegur. Të mbijetuarve iu desh të thyenin dyert për të ikur nga dhoma, sipas rrëfimeve të dëshmitarëve. Incidenti vjen pak javë pasi më shumë se 250 njerëz vdiqën në përplasjen hekurudhore më vdekjeprurëse të Indisë në më shumë se dy dekada, kur tre trena u përfshinë në një incident në shtetin lindor të Orissas në qershor. Pamjet: AFP

Top Channel/ Meta përballet me gjobën prej 805 milionë eurosh, në shënjestër fotografitë private
15/11 23:13
Top Channel/ Kaos në Evropë nga kërcënimet me bomba, alarmohen aeroportet dhe mijëra shkolla
15/11 23:10
Top Channel/ Meta gjobitet me 805 mln euro nga Italia. U keqpërdorën fotografitë e përdoruesve
15/11 22:58
Top Channel/ Meta gjobitet me 805 mln euro nga Italia. U keqpërdorën fotografitë e përdoruesve
15/11 22:58
Top Channel/Dënim me varje për sulmin në kishë. Gjykata në Jordani jep verdiktin për 3 sulmuesit
15/11 22:39
Top News-Tragjedia ku humbën jetën dy zjarrfikës, akuza të rënda ndaj nënës dhe dy vajzave të mitura
15/11 22:30
Top Channel/ Moska i bën presion Europës. “Do përdoret forca nëse nuk arrihet marrëveshje”
15/11 22:11
Top Channel/ Estonia mbyll kufirin me Rusinë. Përshkallëzohen tensionet në Baltik
15/11 22:08
Top News- Gjobë rekord ndaj Meta-s, Italia kërkon 805 milionë euro për shkeljen e privatësisë
15/11 22:00
Top News-“Thesari i fshehtë” i korrupsionit në Hungari, 17.7 mln euro zbulohen të groposura nën tokë
15/11 21:41
Top News- Skandali i Nvidia trondit administratën Trump, rritet presioni për dorëheqjen e ministrit
15/11 21:30
Top News- Trump drejt Azisë pas humbjeve zgjedhore, synon takim historik me Xi Jinping dhe Putin
15/11 20:30
Top News – Ukraina ‘ndez’ qiellin e Rusisë / Godet qytetin industrial, flakët shkrumbojnë fabrikën
15/11 19:00
Top News – Paralajmërim për ‘sigurinë bërthamore’ / Sulmet shkaktojnë ulje të energjisë në Çernobil
15/11 18:30
Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09