Fluturimet rifilluan në një aeroport rajonal japonez të enjten pasi një bombë e pashpërthyer amerikane, e Luftës së Dytë Botërore, shpërtheu më pak se një minutë pasi një avion pasagjerësh kaloi mbi të. Aeroporti Miyazaki në Japoninë jugore u hap në vitin 1943 si një bazë e marinës perandorake japoneze, duke dërguar me dhjetëra avionë "kamikazë" në misione vetëvrasëse. Pamjet e siguruara nga AFP treguan një masë dheu që shpërtheu duke u ngritur të paktën 10 metra lart në ajër, buzë një piste lidhëse në aeroportin në ishullin Kyushu.