Kina është duke përjetuar shpërthimin më të keq të koronavirusit në muaj, pasi rastet me COVID-19, që fillimisht u raportuan në qytetin Nanjing, tashmë janë shpërndarë në disa rajone, përfshirë edhe në kryeqytet, Pekin. Mbi 200 infektime janë raportuar në mbarë vendin, e që janë të lidhura me shpërthimin në Nanjing, por COVID-19 është duke u përhapur me shpejtësi, për shkak të variantit më ngjitës Delta. Varianti Delta është duke testuar strategjinë e Kinës për koronavirusin. Ky shtet, për dallim nga shtetet tjera, për disa muaj nuk kishte regjistruar raste me koronavirus.