Top News/ Shpërthejnë lumenjtë në Gjermani / Edhe ushtria në ndihmë, vështirësi në jug të vendit
03/06/2024 14:14

Moti i keq ka mbërthyer gjermaninë këto ditë duke ndëshkuar pjesën jugore të vendit me përmbytje dhe viktima po ahstu. Zonat jugore të vendit u përballën me një fundjavë me reshje të forta shiu ndërkohë që situata mbetet kritike në zonat përgjatë Danubit. Gjendja është më e rëndë në landet Baden Vyrtenberg dhe në Bavari. Regensburgu shpalli gjendjen e katastrofës, bashkë me disa zona të tjera. Të hënën në mëngjes u shemb edhe një argjinaturë në Pfafenhofen dhe banorëve iu kërkua të ngjiten në katet më të larta të shtëpive. Kurse në Bavari u evakuuan të dielën rreth 3000 vetë. Në disa zona gjatë fundjavës brenda një dite ra aq shumë shi sa mesatarisht bie për një muaj. Në Kisleg, në landin e Baden-Vyrtembergut ranë brenda një dite 130 litra shi për metër katror, sipas Shërbimit Metereologjik Gjerman. Po ashtu edhe në zona të tjera shirat ishin shumë të dendur. Megjithëse reshjet në jug të Gjermanisë janë pakësuar, gjendja mbetet e tensionuar. Niveli i ujërave të lumenjve rritet dhe priten përmbytje në rajone të tjera. Rini dhe lumi Nekar kanë shënuar nivele rekord. Pranë Karlsruhes, Rini kaloi pragun e 7,5 metrave. Paraditen e së hënës, kancelari Olaf Scholz, i shoqëruar nga ministrja e Brendshme, Nancy Faeser vizituan zonat e përmbytjes në Bavari. Pas humbjes së jetës të një zjarrfikësi 42 vjeçar gjatë një aksioni shpëtimi, kancelari gjerman, Olaf Scholz falënderoi trupat e emergjencës dhe shprehu respektin për punën që po bëjnë në zonat e përmbytjes. Edhe ushtria gjermane ka shkuar në disa zona për ndihmë.

Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46
Top Channel/ Izraeli godet objektet bërthamore iraniane, Teherani paralajmëron hakmarrje
28/03 12:03
Top Channel/ Apple revolucion me Siri/ Do funksionojë si chatbot dhe do kontrollojë aplikacionet
28/03 11:06
Top Channel/ AI hyn në kompjuterë/ Teknologjia largohet nga cloud, përpunimi bëhet direkt në pajisje
28/03 10:55
Top Channel/ 1 muaj luftë, nga vrasja e Ajatollahut te kriza e naftës, si u përshkallëzua konflikti
28/03 10:52
Top Channel/ Trump-Merz përplasen për Iranin, Ngushtica e Hormuzit ndez debat
28/03 10:48
Top Channel/ Izraeli godet Bejrutin/ Përplasje me Hezbollah dhe alarm për krizë humanitare
28/03 10:34
Top Channel/ Houthit godasin Izraelin nga Jemeni, rritet rreziku për hapjen e një fronti të ri
28/03 10:14
Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45
Top News- Mina e raketa: Pse Irani ka epërsi në Ngushticën e Hormuzit?
27/03 22:30
Top Channel/ Rusia furnizon Iranin me dronë, inteligjenca europiane ngre alarmin
27/03 22:13
Top News – Çarmatimi i Hamasit dhe tërheqja e Izraelit. Plani me 5 faza nga Këshilli i Paqes i Trump
27/03 22:09
Top News-Jo më rrjete sociale për të miturit. Austria me planin gati, ekspertët: Po krijojnë varësi
27/03 21:50