Policia e Fierit ka vënë në pranga 2 persona, të cilët shpërndanin lëndë narkotike me doza. Bëhet fjalë për shtetasit Mariol Blido, 18-vjecc, dhe 17-vjeçarin me inicialet S. Y. Të arrestuarve iu gjetën edhe fishekë luftarak e shkop metalik që u sekuestruan së bashku me një sasi lënde narkotike kanabis.