Lëvizja Vetëvendosje përjashtoi nga partia Besnik Mujecin, pasi u arresta në një operacioni antidrogë këtë të martë në Tiranë, nën dyshimin se shpërdantë drogë. Alim Rama, sekretari organizativ i partisë më të madhe në Kosovë, përmes rrjetit social Facebook, tha se pas marrjes së informacionit për arrestimin e asambleistit të Komunës së Prishtinës, Komisioni Disiplinor i Lëvizjes vetëvendosje organizoi një mbledhje dhe me vota unanime vendosi përjashtimin e Mujecit nga partia.