Është lënë në masën arrest me burg grupi i shpërndarësve të lëndëve narkotike që u godit gjatë fundjavës në Elbasan. Aksioni antidrogë u zhvillua në Elbasan, Prrenjas dhe Librazhd, duke vënë në pranga 10 persona, ndërsa 7 të tjerë janë në kërkim. Gjatë operacionit, u sekuestruan 8 kg cannabis sativa, 100 gr kokainë dhe shuma parash të dyshuara të vëna nga aktiviteti i paligjshëm.