Policia e Tiranës thotë se ka shkatërruar një grup të zgjeruar të shpërndarjes dhe shitjes së lëndëve narkotike në kryqytet, ku ka identifikuar të paktën 33 persona si të përfshirë. Sipas uniformave blu, në kuadër të operacionit Labirinti 2, janë arrestuar në total 22 persona, ndërsa pesë të tjerë kanë përfunduar në pranga gjatë fazës hetimore prej një muaji dhe gjashtë të tjerë janë shpallur në kërkim.