Në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Parts 9’, janë arrestuar këtë të hënë në Himarë 2 persona të cilët shpërndanin doza kokaine, kryesisht në lokalet e natës. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, rreth 130 doza, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash dhe 2 celularë.