Shqipëria po shpenzon më shumë për funksionimin dhe mirëmbajtjen e administratës sesa për investimet e reja publike, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave për katër muajt e parë të vitit 2026. Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes arritën në 17.7 miliardë lekë gjatë periudhës janar-prill, ndërsa shpenzimet kapitale, që përfshijnë investimet në rrugë, shkolla, spitale dhe infrastrukturë, u regjistruan në 14.8 miliardë lekë. Kjo do të thotë se investimet publike ishin 16.5% më të ulëta se shpenzimet operative.