Një makinë ka dalë nga rruga në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, fatmirësisht pa shkaktuar të plagosur. Sipas burimeve të Policisë, makina drejtohej nga një i ri, që kishte për pasagjerë shokët e tij. Policia tha gjithashtu se shkak është bërë shpejtësia e lëvizjes në një moment, kur rruga ka qenë pa automjete të tjera në qarkullim. Pas kësaj, shoferi është marrë në pyetje dhe pranoi se kishte humbur vëmendjen nga drejtimi i automjetit, por jo shpejtësinë mbi normat e lejuara.