Një aksident është shënuar pak më parë në Markatomaj. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku nga goditja e fortë ka bërë që makinat të kalojnë në anën tjetër të rrugës. Si pasojë e aksidentit, është lënduar një person. Policia rrugore ka nisur veprimet proceduriale për të zbuluar shkakun, edhe pse paraprakisht dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lëvizjes.