Top News – Shpejtësia e erës 175 km në orë / Tajfuni Doksuri ‘mbjell’ panik, rrezik përmbytjesh
28/07/2023 10:47

Tajfuni Doksuri e ka goditur pjesën lindore të Kinës në orët e hershme të 28 korrikut, duke sjellë erëra të forta dhe reshje të dendura shiu në zonat bregdetare. Tajvani i ka shpëtuar kësaj stuhie vdekjeprurëse, që paraprakisht kishte goditur Filipinet.Shpejtësia e erës arriti deri në 175 kilometra në orë, ndërsa stuhia arriti në brigjet e provincës Fujian rreth orës 10:00 të mëngjesit sipas kohës lokale, tha transmetuesi shtetëror kinez CCTV.Frika që banorët mund të rrezikohen dhe pronat të shkatërrohen bëri që Observatori kombëtar i motit ta kthejë “alarmin e kuq” më masat më të ashpra në sistemin e tij.Disa fotografi të shpërndara në rrjete sociale tregonin erëra të fuqishme që godisnin blloqet e ndërtesave të banimit në Jinjiang, një zonë urbane në jug të qytetit Quanzhou.Pamjet e drejtpërdrejta të transmetuara nga CCTV shfaqën një gazetar që kalonte nëpër rrugët e përmbytura, të rrethuara nga disa pemë të rrëzuara, duke paralajmëruar shikuesit nga kjo zonë të qëndrojnë në shtëpi përveç për raste urgjente.Ndërkohë, disa video ku shiheshin valë të mëdha në bregdet u postuan në platformën Ëeibo nga People's Daily të mbështetur nga autoritetet kineze.Tajfuni i fuqishëm Doksuri pritet të vazhdojë të lëvizë në veriperëndim drejt Kinës qendrore ndërsa intensiteti i tij gradualisht dobësohet.Por agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua raportoi se stuhitë do të prekin “rajonet bregdetare të Tajvanit, Fujian, Zhejiang dhe Guangdong” deri në orën 8 të mëngjesit të së shtunës, sipas kohës lokale.Qeveritë lokale dhe autoritetet e transportit u këshilluan të marrin masa paraprake pasi sistemet e kullimit dhe rrugët pritet të ndikohen nga shirat e dendur, raportoi Xinhua.Doksuri goditi pjesën veriore Filipineve më 26 korrik, duke rrëzuar pemë dhe shtylla të energjisë dhe duke shkaktuar ndërprerje të gjera të energjisë elektrike, si dhe rrëshqitje të dheut dhe përmbytje.Numri i të vdekurve në Filipine është rritur në 13, me 21 të tjerë që janë ende të zhdukur, përfshirë katër shpëtimtarë të rojës bregdetare, tha më 28 korrik agjencia kombëtare e fatkeqësive.

Top Channel/ Hegseth përdor Kosovën për t’u mbrojtur nga shkarkimi
10/11 23:34
Top Channel/ Debati për Shqipërinë në PE, vlerësohet raporti, por ka edhe kritika
10/11 23:28
Top Channel/ Spanjë, ekzekutohet shqiptari në atentat mafioz
10/11 23:25
Top Channel/ Debati për gjuhën shqipe, RMV i kërkon ndiihmë Komisionit të venecias
10/11 23:20
Top Channel/ E quajti shkodrën qytet serb, 3 vite burg politikanit malazez
10/11 23:17
Top Channel/ “Më ofruan para për intervista”! ”Skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me mediat
10/11 22:12
Top Channel/ Kryeministri Rama publikon pamje nga mbrëmja e pritjes së organizuar nga Emanuel Macron
10/11 21:48
Top News – Shtypi me makinë dy fëmijë. Dërgohet në gjyq shoferi 57-vjeçar Nikoll Radaçi
10/11 20:45
Top News- Vrasja e Ardian Nikulajt, “rrëfehet” vrasësi portugez: E njoh Haxhinë, por…
10/11 20:20
Top News-‘Protestat, si tenxhere ku zien gjithçka’/ Rama: Opozita fshihet pas të rinjve të dhunshëm
10/11 20:12
Top Channel/ Procesi për vrasësin e Nikuljat, portugezi Saraiva kërkon ti shpëtojë burgut
10/11 20:08
Top Channel/ Strasburgu: Arrestimi i Belerit, i ligjshëm! Shkelje me afatet e paraburgimit
10/11 20:04
Top Channel/ Bien kreditë me probleme në banka, pranë nivelit më të ulët në 19 vite
10/11 20:02
Top Channel/ Asambleja e PS të shtunën, Veliaj kërkon të marrë pjesë, letër SPAK
10/11 19:59
Top Channel/ Ambasadorja e BE bën bashkë Gjiknurin dhe Bylykbashin: Dialog për Zgjedhoren
10/11 19:57
Top News–Tashës së TikTokut i bie të fikët/OSHEE i ndërpret energjinë: Kam paguar të gjitha faturat
10/11 19:55
Top Channel/ Rama nga Parisi: Radikalët nxitën dhunë! Synojmë të mbyllim negociatat brenda 2027
10/11 19:53
Top Channel/ Ligj për mbrojtjen e protestuesve, gati “kundërmasat” për paditë abuzive
10/11 19:51
Top Channel/ Forumi i Paqes/Rama nga Parisi flet për protestat:Opozita pas të rinjve të radikalizuar
10/11 19:30
Top Channel/Aksident në hyrje të Sarandës, makina përplas këmbësorin, dërgohet me urgjencë në spital
10/11 19:27