Gjatë 24 orëve të fundit, 89 leje drejtimi janë pezulluar për shpejtësi tej normave të lejuara, që janë skanuar nga radarët automatikë dhe makina inteligjente. Automjetet kanë qarkulluar me shpejtësi deri në 180km/h, raste në të cilat janë gjobitur nga efektivët e rrugores. Në 5 muajt e parë të 2022-it, radari dhe makina inteligjente kanë fotografuar 12 750 shkelje të ndryshme.