Ky është momenti kur një grup banorësh në Elbasan ndjekin grupin e grabitësve që ishin veshur si policë, dhe që me anë të forcës hynë në banesën e Lorenco Zarellarit në lagjen 5 maji. në videon e xhiruar shikohet dhe makina e policisë që vihet menjëherë në ndjekje të grupit të grabitësve të cilët mundën të largoheshin duke përfituar dhe nga errësira. Sipas uniformave blu, ata mundën të merrnin me forcë 4 celularë dhe një shumë parash. Policia ka gjetur dhe sekuestruar 2 automjete, të dyshuara se janë përdorur gjatë ngjarjes, veshje të ngjashme me uniformat e Policisë dhe prova të tjera që do t’i shërbejnë grupit hetimor për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit. ndërkohë po vijojnë hetimet me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.