Një zjarr ka përfshirë zonën në veri të fshatit Karjan, në Gjirokastër. Pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes u nis një automjet zjarrfikës me grupin e ndërhyrjes. Me mbërritjen në terren, u konstatua se flakët kishin përfshirë shkurre, ferra dhe pemë, duke marrë përmasa të konsiderueshme.