Forca paqeruajtëse e NATO-os në Kosovë, bëri të ditur se më 27 shtator do të zhvillohet një stërvitje me emrin e koduar “Shpata e Artë” në një zonë stërvitore në kampin e Novosellës, në komunën e Vushtrisë në Kosovë. Vendi ku do të zhvillohet stërvitja, është pranë Mitrovicës. Në një njoftim për media, KFOR-i tha se në stërvitje do të përfshihet edhe misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit EULEX. “Stërvitja do të vendoset në një kontekst të operacionit të reagimit emergjent, ku personeli i KFOR-it do të vazhdojë të veprojë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin EULEX-it”.