Pas deklaratës tronditëse të ministres serbe, Snezhana Paunoviç se nëse do të ishte në vend të Sllobodan Millosheviçit në vitin 1998, do kishte spastruar etnikisht Kosovën; opozita e re kërkoi llogari nga Partia Socialiste se pse Shqipëria nuk u përgjigj me shpalljen ‘non grata’ të Paunoviç dhe pse nuk mbajti një qëndrim më të fortë institucional në mbrojtje të Kosovës. Redi Muci: “Për një deklaratë shoviniste ju mbani qëndrim të zbehtë dhe të mefshtë. Kosova e ka shpalllur ministren non grata. Kosova u ka bërë thirrje qeverisë shqiptare ta shpallur non grata. Mbani qëndrim zyrtar me vepra, jo me fjalët e mefshta”