Ministria e Drejtësisë në Korenë e Jugut i ka ndaluar presidentit të vendit, Yoon Suk Yeol udhëtimin jashtë vendit, nën akuzë për rebelim dhe akuza të tjera, të lidhura me shpalljen e gjendjes së luftës, javën e kaluar. Yoon e ka shmangur përpjekjen e opozitës për ta rrëzuar nga pushteti, pasi disa deputetë e kanë bojkotuar procesin e votimit në Parlament. Megjithatë, opozita pritet të dorëzojë mocionin e ri këtë javë.