Ministri i infrastrukturës dhe energjisë, Enea Karakaçi njoftoi shpalljen e fituesit për ndërtimin e aksit rrugor Milot-Balldren, pjesë e korridorit Adriatiko Jonian, i cili pritet të kthehet në një nyje të rëndësishme lidhëse për veriun e vendit. Ministri u shpreh se procedura ka qënë jo e lehtë pasi disa tentativa kanë rezultuar të pasuksesshme.