Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka vizituar trupat që po luftojnë afër Limanit, në Ukrainë ku i ka falenderuar ato për operacionet e suksesshme... Ai u shfaq në pamjet e ndara nga ministria e mbrojtjes, mbi një mjet të blinduar suedez të këmbësorisë, CV-90, që sipas moskës ishte braktisur nga ushtarët ukrainas që tërhiqeshin nga pozicionet e tyre. Madje Shoigu, u informua edhe për mangësitë e modelit suedez – shkruan agjencia ruse e lajmeve Interfax.