Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të hënë në Portin e Durrësit. Sipas informacionit paraprak të Policisë, në sheshin para skanerit, një kamion i drejtuar nga një 49 vjeçar, dyshohet se ka goditur aksidentalisht një 62 vjeçar nga Kosova. 62-vjeçari, drejtues i një kamioni tjetër, po lëvizte në këmbë për të dorëzuar dokumentacionin e mjetit të tij për t’u futur në skaner, kur ndodhi përplasja. Si pasojë e plagëve të marra, ai humbi jetën në vendngjarje. Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Komisariat, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.