Pakujdesia e shoferëve në timon është rritur gjatë këtij viti, duke rezultuar në shtim të numrit të të vdekurve dhe të plagosurve si pasojë e aksidenteve rrugore. Shifrat e Institutit të Statistikave flasin për një rritje me dhjetë për qind të numrit të aksidenteve rrugore nga janari deri në korrik të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.