Policia e Shtetit ka shpërndarë një video nga momenti I kapjes së Lekë Vuksanit, 34-vjeccari I cili vrau me armë zjarri pronarin e banesës ku qëndronte me qira, Petrit Vuksani. Sipas Policisë, autori I dyshuar ka qëndruar rreth 21 orë në arrati dhe gjatë kësaj kohe madje është fshehur në një banesë, ku është futur pasi ka kërcënuar me armë pronaren e shtëpisë. Banesa ndodhet në rrugën Pjetër Budi në Shkodër, ku policia gjithashtu gjeti armën e përdorur në ngjarjen e rëndë. Në arrestimin e tij ka marrë pjesë edhe RFENEA, për shkak të rrezikshmërisë, duke qenë se ishte I armatosur.