Top News – Shkurton 100 mijë vende pune këtë dekadë/ Volkswagen publikon planin, ristrukturim i madh
05/09/2026 11:45

Gjigandi gjerman i makinave Volksëagen tha se drejtuesit e kompanisë dhe sindikatat kishin rënë dakord të shkurtonin gjithsej 100,000 vende pune deri në fund të dekadës, në ristrukturimin më të madh të bërë ndonjëherë në industrinë globale të automobilëve. Kompania tha se kishte miratuar një plan që përfshinte shkurtimin e rreth 50,000 vendeve të punës, përveç 50,000 vendeve të tjera për të cilat është rënë dakord tashmë. "Është thelbësore që nivelet e fuqisë punëtore të përputhen në mënyrë sistematike me realitetet ekonomike", tha grupi me 10 marka, që përfshin edhe Audin dhe Porsche. I goditur nga tarifat amerikane, kërkesa e dobët për makina elektrike dhe mbi të gjitha konkurrenca e ashpër nga Kina, prodhuesi më i madh i makinave në Evropë është në vështirësi. Gjithsej 100,000 shkurtime do të jenë ristrukturimi më i madh i kryer ndonjëherë në industrinë globale të automobilave, duke arritur në rreth 15 përqind të stafit të prodhuesit të makinave në të gjithë botën. Kjo i tejkalon shkurtimet prej 50,000 vendesh pune që General Motors bëri pasi shpalli falimentin në vitin 2009. Volksëagen tha se si drejtuesit, ashtu edhe sindikatat ranë dakord se e ardhmja afatgjatë e katër fabrikave gjermane - në Hannover, Emden, Zuickau dhe Neckarsulm, nuk mund të garantohej, ndërsa shtoi se po shqyrtoheshin përdorime alternative për fabrikat. Mbyllja e fabrikave do të shënonte herën e parë që Volksëagen do të mbyllte fabrika në shkallë të plotë në Gjermani.

Kosove, identifikohen mbetjet mortore edhe të tre personave nga “Grupi i Intelektualëve”
03/11 23:47
Plan emergjence, europa ben prova mbijetese
03/11 23:40
Mijëra dosje stok, KLGJ krkon 102 gjyqtar te rinje
03/11 23:38
Konfirmohet samiti i NATO-s në Tiranë pas takimit Rama-Rutte
03/11 23:31
Protesta, të rinjtë u bënë thirrje studentëve për bojkot
03/11 23:30
Plagoset me armë efektivi në bazën ajrore të Kuçovës, nisin hetimet
03/11 23:27
Top News- Rama e Rutte takim ‘kokë më kokë’, rikonfirmohet mbajtja e Samitit të ardhshëm në Tiranë
03/11 22:34
Top News- Ariu sulmon 53-vjeçarin në Bulqizë/ E rëndë! Nuk i mbijeton plagëve, ndërron jetë në vend
03/11 22:33
Top News- Plagoset me armën e shërbimit efektivi, ngjarja në Bazën Ajrore të Kuçovës
03/11 21:57
Top News – Rama takim në Bruksel me Mark Rutten: Dashamirës i hapur i Shqipërisë
03/11 20:21
Top Channel /Ekonomia shqiptare u rrit 3.6%, BSH mban normën e interesit 2.5%
03/11 20:21
Top News – ‘Investo të bëhesh pasanik’/ Zbërthehet skema e zhvatjes, SPAK godet call center-at
03/11 20:00
Top Channel/ 4 mln euro dëm! Goditet banda ndërkombëtare e mashtrimit me call center
03/11 19:53
Top Channel /Kritikat për paketën fiskale 2027, socialistët kundër PD për dëgjesën e shoqatave
03/11 19:50
Top Channel /Excluzive- Udhërrëfyesi i BE: Shqipëria mbyll negociatat më 2027! Po bëni progres
03/11 19:33
Top News-Ndahet nga jeta avokati Saimir Vishaj/ Ndodhej prej ditësh në intubim në Spitalin e Traumës
03/11 16:52
Top News – Bie interesi për të ndërtuar në Palasë, shteti ofroi mijëra metër tokë, asnjë ofertë
03/11 16:43
Top News – Letra e Erion Veliajt për GJKKO: U rrëmbeva dhe transferova me urdhër të Ramës, hetoni
03/11 16:39
Top Channel/ Zgjedhjet lokale në pikëpyetje, Celibashi paralajmëron probleme pa Kodin e ri
03/11 15:16
Top Channel/ Nisin gjobat për 14 protestues. Paketa anti-dhunë në zbatim, dy të mitur procedohen
03/11 15:15