Kryesitë më të larta të LSDM-së dhe BDI-së kanë mbështetur marrëveshjen për formimin e qeverisë së koalicionit dhe kanë konfirmuar kandidatët për kabinetin qeveritar që do ta kryesojë mandatari Zoran Zaev. Në qeverinë e re në vend të 26 do të ketë 19 ministri, pra shtatë më pak. LSDM do të drejtojë Ministrinë e Punëve të Brendshme, të Mbrojtjes, të Drejtësisë, të Arsimit, të Shëndetësisë.