Pesë anëtarë të një ekipi grek të kërkim shpëtimit dhe 3 anëtarë të një familje libiane, humbën jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në Libi. Vullnetarët grekë ishin duke udhëtuar me një autobus drejt qytetit të shkatërruar nga përmbytjet të Dernës, kur u përplasën me makinën ku udhëtonte makina me familjen libiante. Sipas autoriteteve libiane, 15 nga ekipi grek i shpëtimit u plagosën, duke përfshirë shtatë në gjendje kritike, tha Ministri i Shëndetësisë.