Shpërthimi në ndërtesën dykatëshe në zonën e Plakës në Greqi la pas shumë tragjedi, mes të cilave edhe historia e një çifti që po festonte muajin e mjaltit. Florinda Hodja dhe bashkëshorti i saj, ndodheshin në Greqi për muajin e mjaltit, ndërsa pasaportat e tyre u gjetën mes rrënojave. Operacioni i kërkim-shpëtimit në rrugën përfundoi në mënyrën më fatale. Ekipet e zjarrfikësve nxorën nga rrënojat trupat e katër viktimave. Përveç çiftit të sapomartuar, jetën humbën edhe Eris Tsani dhe bashkëshorti i saj, Florin Hodja.