Merr flakë një banesë në Mbrostar të Fierit. Në godinën thuajse të shkatërrruar jeton Astrit Meto me bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur në gjendje të vështirë ekonomike. Fatmirësisht gruaja dhe fëmijët kanë qenë në qendrën shëndetësore ndërsa Meto ka tentuar të futet mes flakëve për të shuar zjarrin. I ulur në rrugën përballë shtëpisë së djegur astriti, bashkëshortja dhe dy fëmijët qajnë se nuk kanë më një strehë ku të qëndrojnë. Familja jetonte duke mbledhur bidona.